Our Courses

Our choice

Basic Bartending

Kjo klasë është krijuar për te gjithë ata dashamirës te bareve edhe per ata qe duan te jen pjesë e kësaj industrie . Për ne është e rëndësishme që ne përfundim të këtij kursi të gjithë të kenë profesionalizëm dhe një prezantim dinjitoz . Ky kurs përmban: Prezantim , informacion dhe shëtitje teorike në industrinë e bareve . Komunikimi dhe higjena janë pjesë kryesore e prezantimit tonë. Teknikisht do të ushtrohemi në pikat kryesore si : Kafeteria, distilantët, fermentantët , likeret dhe shurupet . Do të njihemi dhe familjarizohemi me mjetet e punës duke praktikuar kokteile klasike bashkë me historitë e tyre . Duke përdorur imagjinatën si një komponent që na shoqëron në udhëtimin tonë profesional, do të krijojmë koktejle duke u bazuar në ngjarje apo specifika që na frymëzojne. I gjithë ky udhëtim që tregon pasionin e asaj që dimë te bejmë më mirë konkludon me një test final dhe certifikim. Në përfundim të kësaj eksperience dy mujore do të jeni gati të përfaqesoni veten tuaj dhe l’Artisan në tregun e punë

We recommend

Advanced Bartending

Ky kurs është I dedikuar për të gjithë ata që që do të ushqejnë me krijimtari të reja këtë industri. Kursi mbulon një sërë metodash të avancuara dhe fokusohet në të dyja anët praktike dhe teorike të profesionit. Kursi do t’ju mësojë se si të ofroni shërbim sa më cilësor dhe me personalitet ndaj klientit , të përmirësoni njohuritë tuaja në bar dhe të përmirësoni aftësitë tuaja praktike. Është një hap tjetër fantastik për të gjithë studentët që kanë mbaruar kursin fillestar të l’Artisan dhe banakierët që duan të mësojnë aftësi të dëshirueshme.
New arrivals

Female Bartending

Skuadra jonë nuk do të kishte imagjinatë, elegancë dhe komoditet nëse nuk do të kishte elemente femeror të cilat na ndihmojnë të të parit të gjërave në një këndvështrim tjeter. Dhe kjo na bën krenarë dhe të sigurt që ti kushtojme një tjeter fokus afrimit të një gjinie femërore në këtë komunitet… Do të na pelente shumë te ishim një numër I konsiderueshëm I vajzave bariste dhe bartendere ne ketë profesion , dhe ne si l’Artisan Academy do ti krijojme të gjitha kushtet qe gjithkush nga ne të ndjente komoditetin dhe rëndësinë e duhur…